Gjykata pezullon përkohësisht urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit

Gjykata pezullon përkohësisht urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht urdhërarrestin ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti.

Zëdhënësja e prokurorisë, Mirlinda Gashi ka konfirmuar se “Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale ka vlerësuar arsyeshmërinë e pezullimit për ekzekutim të kësaj urdhërese”.

“Lidhur me kërkesën tuaj konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar përkohësisht ekzekutimin e Urdhëresës me nr.PKR.717/16 të dt. 21.04.2017 për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit ndaj të akuzuarit A.K. Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale ka vlerësuar arsyeshmërinë e pezullimit për ekzekutim të kësaj urdhërese”, është thënë në përgjigje të Gjykatës, për KTV-në.

Albin Kurti është kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të qershorit, derisa ka qenë në kërkim për rastin e tij të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend. /Insajderi.com