Gjykata izraelite dënon palestinezin me 396 vjet burg

21.03.2017 10:55
Gjykata izraelite dënon palestinezin me 396 vjet burg

Një gjykatë ushtarake në Izrael i ka shqiptuar një palestinezi dënim me burg në kohëzgjatje prej 396 vitesh, i cili akuzohet se në vitin 2015 vrau dy kolonë hebrenjë dhe një turist amerikan në Bregun Perëndimor që është nën okupim izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta izraelite “Yediot Ahronot“ lajmëron se Gjykata Ushtarake në Ofri shqiptoi aktvendimin në gjykimin e Muhhamed Al Hurub i cili ngarkohet për vrasje të trefishtë në vendin Alon Shvun.

Burimi i njëjtë lajmëron se Al Hurubu-t i është dhënë dënim i katërfishtë me burgim të përjetshëm, ndërsa secila në kohëzgjatje prej 99 viteve. I dënuari, siç thuhet në aktvendim, duhet të paguajë edhe dëmshpërblim familjeve të të vrarëve në shumë të përgjithshme prej 750.000 shekelë izraelitë (200.000 dollarë).

Ushtria izraelite në janar të këtij viti bëri publike raportin në të cilin theksohet se nga tetori i vitit 2015 deri në fund të vitit të kaluar janë arrestuar 3.369 palestinezë të cilët dyshohen për sulm ndaj kolonëve hebrenj./Insajderi.com