Gjykata italiane merr një vendim të madh për fotot e fëmijëve në Facebook

08.11.2017 18:52
Gjykata italiane merr një vendim të madh për fotot e fëmijëve në Facebook

Gjykata në Itali solli ndalesë për publikimin e videove dhe fotografive të fëmijëve në Fecebook. Bëhet fjalë për raste, në të cilin njëri prej prindërve nuk ka dhënë pëlqim për publikim.

Nga rrejti social Facebook do të largohen edhe fotografitë e vjetra në rast se njëri prindër ndalon publikimin, transmeton MIA.

Autoritetet italiane paralajmërojnë se sado që të duket e pafajshme, publikimi i fotografive të fëmijëve fsheh rreziqe të mëdha, para se gjithash për shkak të mundësisë të shfrytëzohen prej internet faqeve pedofile.

Vendimi i gjykatës është sjellë pasi një baba i shkurorëzuar parashtroi padi kundër nënës për shkak të publikimit të fotografive të fëmijës së tyre.