Gjykata fton seancë me 30 shkurt

Gjykata fton seancë me 30 shkurt

Një qytetar nga komuna e Ferizajt është ftuar të paraqitet në Gjykatën Themelore po në këtë komunë më 30 shkurt, ani pse muaji ka vetëm 29 ditë.

Qytetari ka treguar se ftesa në datën që nuk ekziston i është dërguar nga Divizioni i Kundërvajtjes i kësaj gjykate, raporton Insajderi.

Në ftesë thuhet se “në qoftë se nuk i përmbaheni kësaj thirrje dhe nuk e arsyetoni mungesën tuaj…do të bëhet sjellja me dhunë…”, transmeton Kallxo.com

“Në ftesën e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Divizioni për Kundërvajtje, të datës 08.02.2016, gjatë plotësimit të saj është përvjedhur një gabim teknik,” thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Nga gjykata në Ferizaj nuk treguan nëse ky gabim është përmirësuar dhe a i është dërguar qytetarit ftesa tjetër./Insajderi.com