Gjykata e Zvicrës merr vendim për rojtarin kufitar që nuk i ndihmoi refugjates gjatë lindjes

07.12.2017 13:46
Gjykata e Zvicrës merr vendim për rojtarin kufitar që nuk i ndihmoi refugjates gjatë lindjes

Gjykata Ushtarake në Bernë ka shpallur fajtor një pjesëtar të rojave kufitare të Zvicrës, duke e dënuar me 7 muaj burg me kusht dhe me një gjobë po ashtu me kusht

Dënimi i është shqiptuar për refuzimin që t`i ofronte ndihmë mjekësore një gruaje refutgjate shtatzënë nga Siria, përkundër lutjes së kësaj të fundit, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.

Ngjarja ka ndodhur në Brig të Kantonit Valis, në vitin 2014 kur gruaja në fjalë së bashku me bashkëshortin e saj dhe një grup refugjatësh po transportoheshin nga Zvicra për në Itali, transmetin albinfo.ch. Në atë kohë ajo ishte në prag të lindjes së fëmijës. Për shkak të mos ofrimit të ndihmës mjekësore nga ana e rojtarit kufitar, refugjatja siriane e ka lindur fëmijën të vdekur, në një spita, pasi ka kaluar në anën tjetër të kufirit, në Domodosola të Italisë.

I dënuari është shpallur fajtor veç tjerash për lëndim trupor nga pakujdesia dhe për mospërmbushje të shumëfishtë të detyrimeve të shërbimit.