Gjykata e Nishit cakton 30 ditë paraburgim për Nehat Thaqin

Nehat Thaqi, drejtori i arrestuar i policisë është rikthyer përsëri në Nish, ndërsa gjykata e këtij qyteti ka vendosë rreth masave që do të merren ndaj tij.

Gjykata e Nishit cakton 30 ditë paraburgim për Nehat Thaqin

Pas seancës së mbajtur në orët e pasdites Gjykata e Nishit ka vendosur të caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh për nënkolonelin Nehat Thaqi.

Lajmi për Kallxo.com është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë Vlladimir Stojanoviq.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm.