Gjykata e liron 21-vjeçarin që “përdhunoi” 12-vjeçaren

Gjykata e liron 21-vjeçarin që “përdhunoi” 12-vjeçaren

Një djalë i cili ka përdhunuar një vajzë 12-vjeçare ka dalë i lirë nga gjykata pa asnjë dënim.

Daniel Cieslak, 21-vjeç, nga Edinburgu ka marrë lirim absolut nga një gjykatëse në Gjykatën e Lartë të Glasgow, raporton the Independent.

Gjykata ka dëgjuar që studenti ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën ne korrik të vitit 2015 pasi e ka takuar në qendër të qytetit.

Cieslak e ka pranuar që ka pasur marrëdhënie me vajzën por ka mohuar që ka qenë përdhunim. Ai tha që me të vërtetë ka besuar që ajo është 16-vjeçe dhe sipas raportit ka filluar të qajë kur policia i ka treguar moshën e vërtetë të saj.

Gjykatësja Lady Scott ka vendosur të mos dënojë fare 21-vjeçarin pasi edhe pse ligji ekziston për të mbrojtur vajzat e reja, rrethanat kanë qenë të veçanta dhe nuk ka interes publik për dënim.

12-vjeçarja ishte seksualisht aktive, dhe sipas raportimeve ka shkuar me vetë dëshirën e saj në një banesë ku edhe është kryer akti.

Ditë më vonë vajza i ka thënë motrës së saj që është merakosur mos është shtatzënë, e më pas doktori i vajzës e ka inkurajuar të shkojnë në polici dhe të lajmërojnë rastin.

Ndërsa pasi Cieslak është shpallur i pafajshëm, nuk do hyje as në listën e ngacmuesve seksual.