Gjykata e Apelit sqaron arrestimin e Azem Sylës

Gjykata e Apelit sqaron arrestimin e Azem Sylës

 

Gjykata e Apelit në Prishtinë përmes një komunikate për media ka sqaruara arrestimin e sotëm dhe caktimin e masës së paraburgimit për Azem Syla.

Në këtë komunikatë thuhet se një kolegj penal i kësaj gjykate me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it, e kanë miratuar ankesën e Prokurorit të këtij rasti.

Sipas njoftimit gjykata  e mori këtë vendim pasi ka vlerësuar se ekziston rrezik i lartë i pengimit të procesit duke ndikuar në dëshmitarë.

“Andaj vendosi që ndaj  tij të shqiptoi masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej dy muajsh”. /Insajderi.com