Gjykata e Apelit nuk i sheh përgjimet si jokushtetuese: Interesi publik para atij privat

Gjykata e Apelit nuk i sheh përgjimet si jokushtetuese: Interesi publik para atij privat

Gjykata e Apelit sot në web-faqen e saj ka publikuar vendimim me të cilin pranon bombat si dëshmi në lëndën “Tenderët”, ku e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, së bashku me dy persona tjerë në ndërtimin e Muzeut të OBRM-së.

Në arsyetim gjykatësit thonë se interesi publik në vërtetimin e të vërtetës dhe fajit, është mbi interesin privat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilli i kësaj gjykate thekson se kur mbrohet interesi publik nuk mund të ketë përparësi ai privat i individëve të caktuar”, thuhet në arsyetimin e vendimit me të cilin 5 “bomba” janë pranuar si dëshmi.

Përndryshe, Gjykata e Apelit materialet e përgjuara i ka pranuar si dëshmi në lëndët: “Shuplakat në Qendër”, “Treqind”, “TNT”, “Toplik”, si dhe “Tenderët”.