Gjykata e Apelit në Maqedoni sot vendos për rastin e “bombave”

Gjykata e Apelit në Maqedoni sot vendos për rastin e “bombave”

Gjykata e Apelit në Shkup sot në dy seanca publike do të vendosë nëse “bombat” do të pranohen si dëshmi në lëndët “TNT” dhe “Toplik”.

Në lëndët e PSP-së “Toplik” janë të dyshuar gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qytetit të diellit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës i Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 27 shtator të këtij viti refuzoi “bombat” so dëshmi në rastin “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”.

Ndërsa me ankesë të PSP-së, Gjykata e Apelit dje pranoi që “bombat” të përdoren si dëshmi në rastin “Tenderët”, në të cilën e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska për tenderin për kryerjen e pubimeve ndërtimore në muzeun e OBRM-PDUKM-së, nga projekti “Shkupi 2014”.

“Bombat” deri tani janë pranuar si dëshmi edhe në lëndën “Treqind”