Gjykata dënon trafikantin shqiptar të kokainës

Gjykata dënon trafikantin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 6 vite burg korrierin shqiptar që u kap me 80 mijë eurosh kokainë në qytetin Spalding.

Shqiptari Bush Hykaj u arrestua gjatë një kontrolli rutin të policisë në lagjen ku ai banonte.

Hykaj po qëndronte i ulur në BMW-në e tij dhe kur policia i kërkoi dokumentet, ai i dha një letërnjoftim grek që rezultoi të ishte fals.

Pas kontrollit në makinë, atij iu gjetën 844 gram kokainë dhe një sasi e vogël kanabis.