Gjyakata merr një vendim për dy të dyshuarit që për një mbushës telefoni vranë 22 vjeçarin

Gjyakata merr një vendim për dy të dyshuarit që për një mbushës telefoni vranë 22 vjeçarin

Kërkesa e mbrotjes së  të akuzuarve për vrasjen e 22 vjecarit, që të gjykohen në mënyrë të shpejtuar, është hedhur poshtë nga Gjykatat e Shqipërisë.

Sipas Gjykatës, gjykimi i shkurtuar do ta dëmtonte çështjen.

Dejvi dhe Eugen Bitraj, dyshohen se për një mbushës telefoni, kanë vrarë  22 vjearin,  Dejvi Bitraj.

Marvi Mihali u vra pas sherrit për një mbushës telefoni, më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”, në Tiranë.

Por, si kishte ndodhur ngjarja e vrasjes së 22 vjearit?

Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.

Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.

E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, pa asnjë arsye, pa asnjë faj…ai u vra barbarisht duke mbyllur përfundimisht jetën e dy prindërve të tij.