Gjuriq uron myslimanët e Kosovës për festën e Bajramit

Gjuriq uron myslimanët e Kosovës për festën e Bajramit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq uroi sot qytetarët e fesë myslimane në Kosovë për festen e Bajramit të Madh.

Gjuriq, në urimin e tij për besimtarët myslimanë, ka uruar vikend të mirë për festën e Bajramit të Madh.

“Nga ditët festive, tradicionalisht, dërgohet mesazh i qartë për ata që duan harmoni, unitet dhe tolerancë, vlera të pavdekshme që kontribuojnë në përparimin personal dhe të përgjithshëm”, shkruan Gjuriq në letrën e tij të urimit.

Gjuriç tha se “festat fetare” duhet të vënë në pah respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë, dhe të jenë një shenjë “afërsia, mirësia dhe mëshire”. /Insajderi.com