Gjuriq-Thaçit: Gjenocid ka bërë UÇK-ja

Gjuriq-Thaçit: Gjenocid ka bërë UÇK-ja

Pas deklaratës së Presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhënë mediave serbe se Kosova do e padis Serbinë për gjenocdi, ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq tha se nëse dikush në Kosovë ka kryer gjenocid, “atëherë atë e ka bërë UÇK-ja dhe komandantët e saj të mëparshëm dhe të tanishëm”.

“Këtë nuk mund ta dëshmojnë serbët e vrarë, por janë një çerek milion serbë që u desh të largohen nga Kosova pasi rrezikonin të shfaroseshin”, citohet të ketë thënë Gjuriq për  Tanjug.

Sipas Gjuriq, këmbëngulja e Thaçit se Kosova do ta dëshmojë gjenocidin e Millosheviqit para ndërkombëtarëve është konfirmim se Prishtina po bënë përpjekje për të depërtuar tek trupat e OKB-së,  në luftën kundër Serbisë me mjete të tjera. /Insajderi.com