Gjuriq: Do të bëjmë çmos për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Gjuriq: Do të bëjmë çmos për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Gjuriq, në një deklaratë për TV PINK, ka thënë se Kosova përmes anëtarësimit në INTERPOL dëshiron ta vërtetojë sovranitetin e saj, kurse kjo, sipas tij, “do të shërbejë për përndjekjen e serbëve”, transmeton Telegrafi.

“Do të bëjmë çmos ta pengojmë këtë, siç e penguam anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Gjuriq.