Gjuriq i sigurt se do të jetë në Pejë sot, megjithë ndalesën e Kosovës

Gjuriq i sigurt se do të jetë në Pejë sot, megjithë ndalesën e Kosovës

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se do të jetë të shtunën në Pejë, edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës refuzoi kërkesën e tij për vizitë.

Të mërkurën, Policia e Kosovës në Graçanicë e ka ndaluar automjetin në të cilin gjendej Gjuriq dhe kishte kërkuar nga ai që ta lëshonte Kosovën.  Kërkesa e policisë kishte nxitur një numër qytetarësh serbë që të mblidheshin në qendër të kësaj komune.

Policia e Kosovës ndalon dhe liron Marko Gjuriqin (Video)

Të premten, një ditë pas incidentit,MPJ njoftoi se ka ndaluar Gjuriqin të vizitojë Kosovën, me arsyetimin se Gjuriq ishte përpjekur ta devijojë agjendën në Komunën e Gracanicës dhe se ka “penguar Policinë e Kosovës në kryerjen dhe zbatimin e detyrave të saj”.

Por, Gjuriq i ka thënë medieve serbe se të shtunën do të jetë në Patriarkanën e Pejës, duke shërfillur kështu vendimin e shtetit të Kosovës.

“Nesër do të jem në Patriarkanën e Pejës, por jo për shkak se ata janë përpjekur të ma ndalojnë por për shkak se unë jam përgjegjës për serbët në Kosovë”, ka thënë Gjuriq./Insajderi.com