Gjuriq: Prishtina ka frikë nga fuqia dhe uniteti i serbëve

Gjuriq: Prishtina ka frikë nga fuqia dhe uniteti i serbëve

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se barrikadat në Kosovë në prag të tubimit elektoral në Leposaviq, kanë treguar se Prishtina ka frikë fuqinë dhe unitetin e serbëve.

“Dikujt nuk i pëlqen fakti që Aleksandar Vuçiq në Kosovë mund të mbledhë më shumë njerëz në një tubim në Leposaviq, se sa që munden liderët shqiptarë. Prandaj ata kishin frikë dhe u përpoqën të parandalonin mbledhjen e njerëzve,” ka thënë Gjuriq për TV Prva, shkruan Tanjug.

Ai theksoi se më shumë të drejta për serbët në Kosovë nuk do të thotë më pak të drejta për askënd tjetër.

Gjuriq poashtu u shpreh i sigurt në fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale ndërsa tha se edhe shumica e serbëve të Kosovës mbështesin atë./Insajderi.com