Gjuriq: Pasuria e Serbisë të mos paraqitet si e Kosovës

Gjuriq: Pasuria e Serbisë të mos paraqitet si e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë – Marko Gjuriq, ka deklaruar se delegacioni i Beogradit dhe Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje rreth telekomunikacionit, shkruan Tvmost.

Ai u shpreh se delegacioni serb nuk ka pranuar që pasuria e Serbisë të paraqitet si  pronë e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

“Nuk kemi rënë dakord për krijimin e enklavave të telekomunikacionit për serbët”, tha ai, duke shtuar se me Beogradin mund të bisedohet, por jo me gjuhën e shantazhit.

“Mbetemi të gatshëm për bisedime, kur BE-ja të caktojë takime”, përfundoi Gjuriq, njofton Klankosova.tv.

Bisedimet e të dyja delegacioneve për zbatimin e kësaj marrëveshjeje filluan të hënën. /Insajderi.com