Gjuriq paralajmëron vizitë tjetër në Kosovë pas disa ditësh

Gjuriq paralajmëron vizitë tjetër në Kosovë pas disa ditësh

Marko Gjuriq drejtor i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është ankuar se asnjë zyrtar nga Prishtina nuk i kërkoi falje për, siç e quan ai incidentin që ndodhi në natën e 21 shtatorit.

Gjuriq është ndaluar nga policia në Graçanicë e më pas është liruar, por të nesërmen është detyruar nga autoritetet në Kosovë që ta lë Kosovën, pasi që, sipas zëvendës-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, Gjuriq nuk e kishte respektuar marrëveshjen me Kosovën.

“Nuk është e vërtetë se e kam shkelur marrëveshjen Kosovë-Serbi për vizitat zyrtare pasi që e kam lajmëruar paraprakisht vizitën. Dëbimi im nga Kosova është një gënjeshtër pasi që askush nuk mund të ma ndalojë lëvizjen në Kosovë e as që do ta pranoja një gjë të tillë”, deklaroi Gjuriq, shkruan lajmi.net.

“Pas tentim-dëbimit të pasuksesshëm, sipas planit unë vazhdova vizitën time në provincën jugore të Serbisë (siç i referohet Gjuriq Kosovës). Një ditë më vonë, pas Graçanicës unë vizitova Rashkën dhe Kraljevën”, shtoi Gjuriq.

Gjuriq gjithashtu theksoi se pas disa ditësh do ta vizitojë sërish Kosovën.

“Sado që të na sulmojnë e të tentojnë të na frikësojnë, ne do të vazhdojmë të jemi më këmbëngulës për bashkëpunim e dialog. Sa më shumë sulme që të ketë, edhe më këmbëngulës do të jemi”, tha mes tjerash Gjuriq.