Gjuriq i pakënaqur me arrestimin e serbëve dhe rusëve nga Policia e Kosovës

Gjuriq i pakënaqur me arrestimin e serbëve dhe rusëve nga Policia e Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë Për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, e ka dënuar ashpër arrestimin e qytetarëve të Serbisë dhe të Rusisë në Kosovë.

Ai ka thënë se e dënojnë ashpër arrestimin e tyre dhe përpjekjeve për keqpërdorim politik të këtij rasti, shkruan Insajderi.

“Ata duhet të lirohen menjëherë, kjo është një përpjekje për keqpërdorim politik të këtij rasti”, ka thënë Gjuriq, raporton Danas.

Gjuriq ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe një shtatzënë dhe një person jomadhor.

Serbia përmes oficerit të vet ndërlidhës në Kosovë dhe në bashkëpunim me rrjetin diplomatik – konsullor të Rusisë u ka ofruar atyre ndihmën e nevojshme juridike.

Policia e Kosovës ka arrestuar dje 11 persona me nënshtetësi të Serbisë dhe të Rusisë pasi ishin kapur duke kaluar ilegalisht kufirin.