Gjuriq: Lista Serbe kthehet në Kuvend për të parandaluar formimin e ushtrisë

27.03.2017 09:32
Gjuriq: Lista Serbe kthehet në Kuvend për të parandaluar formimin e ushtrisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se përfaqësuesit e Listës Serbe do të kthehen në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se deputetët po kthehen në parlamentin e Kosovës në mënyrë që të përfshihen aktivisht në parandalimin e formimit të ushtrisë së Kosovës, por edhe që të mos ju merren mandatet.

Gjuriq ka thënë për RTS se e respekton vendimin e përfaqësuesve të Listës Serbe pavarësisht prej rrethanave të vështira politike që aktivisht të kundërshtojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, raporton agjensia Beta.

“Përfaqësuesit serbë kanë thënë qartë se ata do të shkojnë në Kuvend për të thënë publikisht se do të jenë kundër formimit të ushtrisë dhe kjo është diçka që duhet të mbështeten”, ka thënë Gjuriq.

Ai tha se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve u përpoqën që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të heqin mandatin e deputetëve serbë, për shkak se për gjashtë muaj nuk kanë marrë pjesë në punën e Parlamentit.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe në këtë mënyrë në fakt po e gjejnë mënyrën që përfaqësuesit e Prishtinës nuk mund t’ua heqin mandattet dhe që të parandalojnë formimin e ushtrisë së Kosovës”, ka shtuar ai.