Gjuriq i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt për “kërcënimin me luftë”

Gjuriq i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt për “kërcënimin me luftë”

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka dënuar deklaratat e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Daut Haradinaj, vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, tha dje në një intervistë në RTV Dukagjini se mund të bëhet luftë nëse ekstradohet Ramush Haradinaj në Serbi.

“Ne i dënojmë fuqishëm kërcënimet e reja që vijnë me plot ankth nga njerëzit në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Gjuriq, raporton agjencia e lajmeve Tanjug.

Sipas Gjuriq, Kosovës në këtë situatë nuk i duhet nxitja e dhunës.

“Është esenciale që në Kosovë dhe Metohi të jetë një atmosferë e tolerancës dhe respektit të ndërsjell, jo nxitjes së dhunës dhe urrejtjes”, ka thënë Gjuriq, njofton Insajderi. /Insajderi.com