Gjuriq: Kjo është dita e dhimbjes dhe zhgënjimit

Gjuriq: Kjo është dita e dhimbjes dhe zhgënjimit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në ditën e personave të zhdukur ka thënë se sot familjet e personave të zhdukur presin me ndjenjë e dhembje për fatin e familjarëve të tyre

“Në mbarë ish-Jugosllavinë ditën e sotme e presin me  ndjenjën e dhimbjes së pashprehur, si dhe zhgënjimin për mosefikasitetin e tyre  nën juridiksionin e të cilëve është përcaktimi i fatit të më shumë se 10,000 njerëzve gjurmët e të cilëve kanë humbur në valët e luftës”, ka thënë Gjuriq shkuran Tanjug.

Ai ka thënë se konflikti i fundit, ai në Kosovë është specifik sepse një numër i madh njerëzish u zhdukën  para syve të forcave ndërkombëtare që erdhën në territorin e krahinës sonë jugore, me mandatin për të parandaluar gjakderdhjen, por nuk dinin a do të vazhdoi për ditë të tëra edhe  pas vendosjes së tyre, ka thënë  Gjuriq.