Gjuriq ekzagjeron situatën e sotme në Mushtisht

Gjuriq ekzagjeron situatën e sotme në Mushtisht

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se “shprehja e sotëm e ekstremizmit dhe urrejtjes ndaj popullit serb” në Mushtisht dëshmon se sa është “e ndezshme” gjendja e sigurisë në Kosovë, duke llogaritur edhe një numër të anëtarëve të elitës politike shqiptare të cilët më së shumti ngjallin urrejtje dhe ekstremizëm në Kosovë”.

“Disa ditë më parë, pasi ekstremistët shqiptarë kanë vendosur një pankartë në të cilën thirrej për urrejtjen e sotme ndaj serbëve, ne kemi paralajmëruar vizitën, dhe nëse sot nuk do të reagonin me kohë autoritetet, nuk do të ishim dëshmitarë të skenave të cilat ngjajnë në ato të masakrës së marsit të vitit 2004”, tha Gjuriq./Insajderi.com