Gjuriq akuzon qeverinë e Kosovës se ka dashur t’i përgjojë telefonat e qytetarëve serb

Gjuriq akuzon qeverinë e Kosovës se ka dashur t’i përgjojë telefonat e qytetarëve serb

Shefi i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka lëshuar akuza mbi autoritetet në Kosovë duke thënë se përfaqësues shtetëror kosovar janë përpjekur për të pasur qasje në kompanitë e telekomunikimit në Serbi.

Sipas Gjuriq qëllimi ka qenë përgjimi i qytetarëve serb.

Këto pohime Gjuriq i ka bërë gjatë një emisioni në televizionin serb N1TV.

“Ata (Kosova v.j) po kërkojnë akses në sistemin e Telekomit të Serbisë”, citohet të ketë thënë Gjuriq të enjten, raporton “In Serbia News”.

“Nuk kam asnjë dyshim se ata po tentojnë që në mënyrë të paligjshme të përgjojnë telefonat e qytetarëve serb në këtë pjesë”, ka shtuar Gjuriq, duke iu referuar Serbisë.

Këto deklarata Gjuriq i ka bërë teksa ka komentuar marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës, që ka rrjedhur nga marrëveshja kosovaro-serbe në Bruksel dhe publikimin e përgjimeve nga Insajderi./Insajderi.com