Gjukanoviq ua konteston kombësinë serbëve të Malit të Zi

Gjukanoviq ua konteston kombësinë serbëve të Malit të Zi

U bënë serbë gjatë viteve ’90. Kështu thotë ish-kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, për serbët e këtij vendi. Deklarata ka nxit reagime në Serbi.

Një deklaratë e ish-kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, se serbët në këtë shtet janë produkt i proceseve politike të viteve 90’të, ka nxitur reagime të ashpra në mediat serbe.

“Serbët në Mal të Zi nuk mund të trajtohen si diasporë, edhe atë jo pse shumica e tyre u bënë serbë në proceset politike të viteve 90’të, por para së gjithash sepse ata dhe të gjithë paraardhësit e tyre janë lindur në Mal të Zi”, ka thënë Gjukanoviq në një intervistë për gazetën Pobjeda, transmeton gazeta Metro.

Në reagimet e ashpra të mediave serbe, Gjukanoviq paraqitet si një ndër njerëzit që SHBA-të e kishin angazhuar për të shkatërruar Jugosllavinë.

Sipas të dhënave zyrtare, 44,6 për qind e popullsisë në Mal të Zi e konsiderojnë veten malazezë, 28,7 për qind serbë, 8,6 për qind boshnjakë dhe 4,9 për qind shqiptarë