Gjukanoviq: Nuk kemi interes për territorin e askujt

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është deklaruar mbi çështjen e demarkimit të kufirit mes shtetit të tij dhe Kosovës, duke e cilësuar atë si një problem të brendshëm politik të Kosovës. Ai tha se Mali i Zi nuk ka asnjë interes për t'i marrë territor Kosovës apo ndonjë fqinji tjetër.

Gjukanoviq: Nuk kemi interes për territorin e askujt

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk ka interes për territorin e Kosovës, sic ka thënë se Mali i Zi e mbanë këtë parim edhe me shtetet e tjera fqinje, raporton Insajderi.

“Mali i Zi nuk ka në interes asnjë metër territor të shteteve të tjera, me përjashtim të territorit të saj. Ky është parimi ynë, jo vetëm me Kosovën por edhe me të gjithë fqinjët e tjerë”, deklaroi Gjukanoviq për gazetarët pas një vizite në Ulqin, njofton mediumi malazez Vijesti.

Kryeministri i Malit të Zi theksoi edhe njëherë bindjen e tij rreth procesit të Demarkacionit, duke thënë se ky proces është brenda të gjitha dispozitave ligjore të shtetit të tij, dhe se ky demaskim i kufirit është në interes të të dyja vendeve.

“Unë dua të them se Mali i Zi ka bërë gjithçka në rregull brenda juridiksionit të vet, dhe se unë mendoj, se jo vetëm ndërmjet këtij akti, por përmes punës tre vjeçare së dy komisioneve shtetërore të mëparshme, kemi treguar gatishmërinë tonë që çështja të përfundojë në interes të të dyja palëve”, deklaroi ai, raporton Insajderi.

Lideri malazez tha se problemi i demaskimit të kufirit me Kosovën “është një problem i brendshëm politik i Prishtinës”.

“Ne jemi të gatshëm të presim që çështja të zgjidhet në dialogun e brendshëm politik në Kosovë”, përfundoi ai.

Demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i Kosovës, i vënë nga BE-ja, për aspiratat e saj drejt Bashkimit Evropian, gjegjësisht liberalizimit të vizave. /Insajderi.com