Gjukaj: Nuk ndërpritet nxjerrja e thëngjillit, KEK-u arriti marrëveshje me dy familje

02.08.2017 16:45
Gjukaj: Nuk ndërpritet nxjerrja e thëngjillit, KEK-u arriti marrëveshje me dy familje

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ka siguruar se Kosova nuk do të përballet me krizë energjetike.

Gjukaj, në një konferencë me gazetarë të mërkurën pasdite, ka bërë të ditur se KEK-u ka arritur marrëveshje, fillimisht me dy familje, që mundëson korporatës që të vazhdojë nxjerrjen e thëngjillit në fshatin Shipitullë.

Vetë Gjukaj kishte alarmuar pas pak ditësh se Kosova mund të përballet me krizë energjetike, pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva thëngjilli.

“Sot kemi dy familje, Grajçevci dhe Berisha, të cilat kanë reflektuar pozitivisht dhe kanë pranuar ofertën e përgatitur disa ditë me parë. Këto familje kanë qenë në zonën e parë të punës kjo ofertë i mundëson korporatës që të fillojë me operimin”, tha Gjukaj.

Kreu i KEK-ut tha se gjesti i këtyre dy familjeve e ndihmon shumë procesin dhe Kjo e ndohmon procesi.

Ai iu bëri thirrje edhe banorëve të tjerë, shtatë familjeve të tjera, që të pranojnë ofertën e shpronësimit. “Do të ishte një ndihmë e madhe për neve nëse dhe banorët e tjerë reflektojnë dhe e pranojnë ofertën”.

Gjukaj thotë se Ligji i Shpronësimit i dëmton këta banorë.