Gjuha e maceve: Cicëron për pronarët e maceve

Gjuha e maceve: Cicëron për pronarët e maceve

Gjithkush e di se macet janë kafshët më të paparashikueshme. Mirëpo edhe macet kanë gjuhën e tyre të veçantë, dhe nëse përpiqeni atëherë ekziston një shans që t’i kuptoni dhe të kaloni një kohë shumë të mirë me to, raporton The Bright Side.

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme tek kafshët, sidomos tek macet. Gjithçka çfarë duhet nga ju është që të analizoni mënyrën se si qëndrojnë, luajnë, sillen me njerëzit dhe mund të kuptoni disponimin dhe karakterin e maces suaj.

Gjuha e trupit tek bishti:

Nëse macja është duke e mbajtur bishtin lart dhe të dredhur në fund, atëherë ajo është e lumtur.
Nëse bishti i maces është duke u tundur, atëherë ajo është e  brengosur.
Po qe se bishti është i ngritur lart dhe gëzofi është i çaraveshur, i hapur, atëherë macja është duke u ndjerë shumë e kërcënuar.
Nëse bishti i maces është duke u valëvitur paksa në mënyrë vertikale, atëherë macja është e lumtur që po ju sheh.
Nëse  bishti është tejet i drejt, dhe gjoksi i saj është e përkulur përpara atëherë macja tregon agresion ekstrem gjatë vetëmbrojtjes.
Bishti i ulur do të thotë se macja është e pasigurtë.

Gjuha e trupit tek sytë:

Nëse bebëzat janë të zgjeruara, macja dëshiron të tregojë se është e frikësuar, agresion apo mund të jetë vetëm një dëshirë për lojë.
Shikimi i maces direkt në sytë e juaj do të thotë se macja iu beson dhe është rehat afër jush.
Mbyllje e syve e ngadaltë do të thotë që macja është e qetë dhe ndjehet e sigurte.

Gjuha e trupit me njerëzit:

Nëse macja juaj kruhet në këmbët apo trupin tuaj atëherë ajo është duke e shënuar territorin e saj.
Prekja me hundë të lagur është shenjë e dashurisë.
Nëse macja e kruan kokën apo bishtin në trupin tuaj atëherë ajo është duke iu përshëndetur.
Lëpirja e dorës suaj do të thotë se ajo iu beson plotësisht.
Nëse macja juaj provon të “hajë” flokët tuaja duke i kafshuar ato, atëherë ajo është duke provuar që të ju pastrojë (një tjetër shenjë besimi).