Gjuajtje me armë në Mitrovicën e Veriut

Gjuajtje me armë në Mitrovicën e Veriut

Të shtëna me armë zjarri ka pasur gjatë ditës së djeshme në Leposaviq të komunës së Mitrovicës së Veriut. Ngjarja ka ndodhur para orës 16:00 në mes katër personave të komunitetit serb, ku njëri prej tyre është ankuar për një zënkë me tre persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëri prej tre të dyshuarve kishte përdorur armën e zjarrit duke shtënë në ajër, ndërsa i dyshuari tjetër kishte një pushkë gjuetie.

“Ankuesi mashkull K/Serb raporton se pas një zënke verbale me tre të dyshuar meshkuj K/Serbë, njëri nga ta ka përdorur armën e zjarrit pistoletë duke shtënë në ajër, ndërsa i dyshuari tjetër kishte në kraharor një pushke gjuetie”.

“Njësia përkatëse policore ka arrestuar tre të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Insjaderi.com