Gjocaj: Jemi në pritje të rezultateve për analizat e gazit

Gjocaj: Jemi në pritje të rezultateve për analizat e gazit

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përmes një kumtesë për media shpjegon se pas interesimit të madh të gazetarëve, në lidhje me furnizimin e QKUK dhe institucioneve tjera vartëse të SHSKUK-së, me gazra medicinale, drejtori përgjithshëm, Curr Gjocaj, mes tjerash ka theksuar se në Kosovë ka vetëm 3 apo 4 operatorë që furnizojnë institucionet shëndetësore me gaz medicinal, përfshirë ato publike dhe private.

Në këtë rast, drejtori  theksoi se edhe qendrat e mjekësisë familjare në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës furnizohen me gaz medicinal nga po këta operatorë.

Sipas Gjocajt, tendenca e disa medieve për të dhënë ngjyrime politike kësaj situate është e papranueshme.

“Jemi në pritje të rezultateve nga organet kompetent, përfshirë edhe analizat e gazit”, thuhet në një kumtesë të Zyrës.