Mos e gjuani lëvoren e bananes, mund të përdoret në shumë mënyra.
Lëvorja e bananes është pleh i dobishëm! Mos e gjuani, mund ta përdorni në shumë mënyra.
* Ajo është shumë e mirë për shkëlqimin e këpucëve. Lyeni këpucët me anën e brendshme të lëvores së bananes dhe më pas i shkëlqeni me një leckë të butë.
* Lëvorja e bananes është e mirë edhe për zbardhjen e dhëmbëve. Lyeni dhëmbët me pjesën e brendshme të lëvores, pritni 15 min. dhe më pas pastron dhëmbët. Pas një kohe do t’i keni dhëmbët e bardha.
* Ajo gjithashtu edhe e zbutë mishin derisa piqet, i cili mbetet i butë dhe i lëngshëm.
* Leni një kore të bananes në saksi me lule. Ajo do ta ushqejë lulen sepse është e pasur me kalcium dhe magnez.
* Kur ju thumbon ndonjë insekt, vendin ku ju kruhet fërkoni me pjesën e brendshme të kores.
* Fizioterapeutët pretendojnë se ajo e largon edhe lythin. Mbështillet lythi me pjesën e brendshme të lëvores së bananes, ngjitet me shirit ngjitës dhe lihet gjatë natës!/Insajderi.com.