Gjini viziton Vëllaznimin – zotohet për mbështetje të sportit

Gjini viziton Vëllaznimin – zotohet për mbështetje të sportit

Kandidati për kryetar të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka vizituar sot skuadrën e futbollit në Gjakovë KF Vëllaznimi.

Ai gjatë kësaj vizite përcolli stërvitjen e këtij klubi futbollistik ndërsa u zota se si kryetar i ardhshëm Gjini do ta mbështes fuqishëm sportin.

“Përjetova pritje të përzemërt në KF Vëllaznimi! Komuna do të jetë mbështetëse e fuqishme e sportit dhe këta djem do të na bëjnë krenarë shumë shpejt! Falënderim edhe për udhëheqjen dhe trajnerin Munishi”, ka thënë Gjini.