Gjini: Mogherini tha se nuk mund t’i përziemi drejtësisë franceze për rastin e Haradinajt

Gjini: Mogherini tha se nuk mund t’i përziemi drejtësisë franceze për rastin e Haradinajt

Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive opozitare  dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takimi, Gjini ka thënë se është diskutuar edhe rasti i Ramush Haradinajt që po mbahet në Francë siç ka thënë ai për shkaqe politike.

Përgjigja e Mogherinit, për këtë rast ka thënë se ajo nuk mund të i përzihet sistemit të drejtësisë në Francë.

“Është e qartë se kjo çështje i takon drejtësisë franceze dhe ajo si zyrtare e lartë e BE-së nuk ka të drejtë të përzihet në sistemin e drejtësisë franceze por ajo tha se është një çështje që preokupohen të gjithë”, ishte përgjigja e Mogherinit kur është pyetur për Ramush Haradinajn, ka thënë Ardian Gjini.

Mogherni ka pasur zhvilluar takime edhe krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës, por nuk është cituar të jetë biseduar për rastin e Ramush Haradinajt.

Haradinaj është ndalur me 4 janar të këtij viti në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa seanca e radhës për Haradinajn do të mbahet me 6 prill./Insajderi.com