Artikull i sponsorizuar

Gjinekologu Yetim Çağcıl nis konsulta falas në Klinikën Amerikane

Nga sot filloj punën gjinekologu Assoc. Prof. Dr. Yetim Çağcıl në Klinikën Amerikane me konsulta falas.

Gjinekologu Yetim Çağcıl nis konsulta falas në Klinikën Amerikane

Siç ishte paralajmëruar ditë më parë, sot zyrtarisht filloi punën në Klinikën Amerikane Assoc. Prof. Dr. Yetim, njëherit njëri nga ekspertët më të njohur në botë në fushën e asistimit të reprodukuar mjekësor (ART). 

Me këtë rast Klinika Amerikane ofron konsulta falas për të gjithë pacientët, njofton ndër tjerash drejtori ekzekutiv i klinikës, z. Vullnet Kusari.

“Njoftojmë të gjithë pacientët që sot filloi punën zyrtarisht Assoc. Prof. Dr. Yetim, i cili edhe do të jetë udhëheqës i ekipit në Klinikën Amerikane.  Jemi me fat që në mesin tonë tanimë kemi ekspertin me renome botërore në fushën e ART-së, i cili ka përvojë dhe biografi shkencore shumë të pasur.”

Me ardhjen e Assoc. Prof. Dr. Yetim, si udhëheqës i ekipit, Klinika Amerikane zotohet se do ta avancoj ofrimin e shërbimeve me standarde të larta të mjekësisë në Kosovë dhe rajon. Ky edhe ishte misioni i të ndjerit Dr. Behar Kusarit, themeluesit të Klinikës Amerikane, i cili edhe u njoh si eksperti më i madh në Ballkan në fushën e asistimit të reprodukuar mjekësor (ART). Ëndërra e Dr. Beharit vazhdon…

Biografia e Assoc. Prof. Dr. Çağcıl Yetim

Dr. Yetim ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit e Stambollit Marmara, ndërsa ka specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Mustafa Kemal, Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.

Më pas, Assoc. Prof. Dr. Yetim përfundoi specializimin e Endokrinologjisë Riprodhuese, Infertilitetit  dhe asistimit të reprodukuar mjekësor (ART) në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitet në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara në Ankara/Turqi. Ai gjithashtu ka qenë në Universitetin e Miamit në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitetit Miami/SHBA, ku punoi për një kohë.

Assoc. prof. Dr. Yetim ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive, takime dhe intervista për trajtimet e infertilitetit. Dr. Yetim ka shumë punime shkencore dhe botime në shumë artikuj kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu, ai ka marrë Çmimin e Parë me hulumtimin: “Krahasimi i gjetjeve të pap testit të qafës së mitrës dhe biopsisë të pacientëve të trajtuar me LEEP” IV. Kongresi citopatologjik, Qendra e Kulturës dhe Konventës së Universitetit Hacettepe, 26-29 mars 2009.

Përvoja e punës pasuniversitare e Assoc. Prof. Dr. Yetim, është: Spitali Shtetëror Kütahya Emet, Kütahya/Turqi; Spitali Shtetëror Kirikhan, Hatay/Turqi; Endokrinologjia riprodhuese/Departamenti i Infertilitetit në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara, Ankara/Turqi; Spitali Special Iskenderun Palmiye, Hatay/Turqi; themelues i njësisë IVF në Iskenderun Özel Palmiye Hastanesi, Qendra Speciale e IVF, Mersin/Turqi; Spitali Universitar Biruni në Stamboll/Turqi; dhe Spitali Parku Mjekësor Bahçelievler, Stamboll/Turqi.