Gjinden dy femra pa shenja jete

Gjinden dy femra pa shenja jete

Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj një  femër serbe, në fshatin Shtërpce.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy thika dhe ka arrestuar një të dyshuar femër serbe shtetase e Serbisë, e cila dyshohet se e ka kryer veprën, njofton policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Gjithashtu edhe në komunën e Mitrovicës në lumin Sitnica është gjetur pa shenja jete një femër.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe njësiti zjarrfikës të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Prishtinë./Insajderi.com