Gjilanasi tentoi ta vrasë një person me sëpatë – i shqiptohet një muaj paraburgim

Gjilanasi tentoi ta vrasë një person me sëpatë – i shqiptohet një muaj paraburgim

Një mosmarrëveshje ka eskaluar në konflikt ku janë përfshirë një revole dhe një sëpatë ndërsa si rrjedhojë dy persona janë ndaluar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve  E. I. dhe V. I., në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Të pandehurit E. I. dhe V. I., dyshohet se me datë 16 shtator 2018 pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dëmtuarin E. Z., në bashkëkryerje me veprim të drejtpërdrejtë, të përgatitur dhe të pajisur me revole dhe me sëpatë kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin në fjalë.

Me këto veprime të pandehurit E. I. dhe V. I., kryer kanë kryer veprën penale bashkëkryerje vrasje në tentativë, ndërsa i pandehuri E. I. ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.