Gjiganti i Serie A e dëshiron Mustafin

Gjiganti i Serie A e dëshiron Mustafin

Shkodran Mustafi po kërkoet me ngulm nga disa skuadra, pas paraqitjeve të tij të mira me Arsenalin sezonin e kaluar.
Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi është dëshira e radhës e trajnerit të Interit, Luciano Spalletti.

Mustafi shihet si ideal për mbrojtjen e Interit, e cila momentalisht të gatshëm ka vetëm dyshen Milan Skrinari dhe Miranda, pasi Murillo do të largohet, ndërsa Ranocchia është i lënduar.

Por, transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, sepse Mustafi është pjesë e formacionit të parë të Arsenalit dhe pëlqehet shumë nga Arsene Wenger.

Mustafi në Arsenal ishte transferuar verën e kaluar nga Valencia për 41 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2021.