Tifozët e Borussia Dortmundit i kanë ofruar strehim dhe do t’i marrin në shtypitë e tyre për një ditë tifozët e Monacos, pasi ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet dy ekipeve është shtyrë për nesër.
Klubi gjerman ka hapur një iniciativë në Twitter me frazën “strehim për fansat mysafir”, duke afruar tifozët e Monacos me ata të Dortmundit.
Ndeshja ndërmjet Monacos dhe Dortmundit është shtyrë pasi një shpërthim goditi autobusin e skuadrës së Dortmundit rreth një orë para ndeshjes. Nga shpërthimi mbeti i lënduar futbollisti Marc Bartra.
Ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet nesër në orën 18:45. /Insajderi.com