Gjermania, për tre muaj, dëboi 10 terroristë të mundshëm

Gjermania, për tre muaj, dëboi 10 terroristë të mundshëm

Që nga fillimi i janarit, si rezultat i masave të reja të rrepta për të luftuar terrorizmin, Gjermani ka dëbuar 10 kryerës potencialë të akteve terroriste, informuan burime nga shërbimet gjermane të sigurisë, përcjell albinfo.ch.

Nga masat për dëbimin më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar, si Anis Amri, kryesi i sulmit terrorist në panairin e Krishtlindjeve në Berlin, janë  koordinuar me disa vende afrikane, përfshirë Marokun dhe Tunizinë, janë transferuar me forcë një pjesë të kërkuesve të azilit të dyshuar që potencialisht mund të shkaktojnë dhunë në Gjermani.

Sipas burimeve të sigurisë, dëbimi ka përshpejtuar pas analizës së Qendrës gjermane për Parandalimin e Terrorizmit (GTAZ), e cila ka kryer hetimin e të gjithë shtetasve të huaj dhe Anis Amri ishte në kontakt me strukturat radikale islamike, të cilat duhet të dëbohen në vendet e tyre.

Në Gjermani jetojnë rreth 600 radikalë të dyshuar islamikë, nga të cilët rreth 250 janë shtetas të huaj që nuk kanë aplikuar për azil, pretendojnë shërbimet gjermane të sigurisë.

Dëbimi i përshpejtuar i militantëve islamikë ka nisur pas një marrëveshje në mes të ministrit të Punëve të Brendshme dhe atij të Drejtësisë, Thomas de Mazier dhe Heiko Mas, në fillim të janarit, me të cilin shmangen të gjitha pengesat për dëbimin e personave të rrezikshëm në vend.

Tuniziani Anis Amri, i cili kishte kryer sulmin në panairin e Krishtlindjeve në Berlin, vrau 12 persona, 50 të tjerë u plagosën, kishte shpëtuar nga dëbimi në vendin e tij, për shkak se autoritetet tuniziane nuk i kanë lëshuar dokumentet e udhëtimit, edhe pse policia gjermane kishte të gjitha të dhënat e tij personale, duke përfshirë shenjat e gishtave.

Gjatë vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Tunizi në fillim të marsit, qeveria tuniziane ka angazhuar të pranojë 1.500 azilkërkuesit e refuzuar dhe në shenjë të vullnetit të mirë Gjermania do të dhurojë 250 milionë për projektet e zhvillimit.

Marrëveshje të ngjashme janë planifikuar me disa vende të tjera, nga vijnë një numër i konsiderueshëm i militantëve islamikë.