Gjermania mohon deklaratat e Trumpit se i ka borxh NATO-s

19.03.2017 12:44
Gjermania mohon deklaratat e Trumpit se i ka borxh NATO-s

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se Gjermania i ka borxh NATO-s dhe SHBA-së “një shumë të madhe” parash për mbrojtje.

“Nuk kemi asnjë borxh në NATO”, ka thënë von der Leyen në një deklaratë, duke shtuar se është gabim të lidhet caku i Aleancës për pjesëtarët që të shpenzojnë 2 për qind të GDP-së së tyre në mbrojtje deri më 2024 vetëm për NATO-n.

“Shpenzimet në mbrojtje shkojnë edhe për misionet paqeruajtëse të OKB-së, në misionet tona evropiane dhe në kontributin tonë në luftën kundër terrorizmit ISIS”, ka thënë von der Leyen, shkruan Reuters.

Trump një ditë pas takimit me kancelarin gjermane Angela Merkel ka shkruar në në Twitter se Gjermania “i ka borxh NATO-s një shumë të madhe parash dhe SHBA-ja duhet të paguhet më shumë për mbrojtjen e fuqishme, dhe shumë të shtrenjtë, që i ofron Gjermanisë”.

Trump ka kërkuar nga Gjermania dhe anëtarët tjerë të NATO-s që t’i përshpejtojnë përpjekjet për t’i plotësuar targetet e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s.

Shpenzimet gjermane në mbrojtje pritet të rriten për 1.4 miliard euro, në 38.5 milionë euro më 2018 – shifër kjo që parashihet të paraqes 1.26 për qind të GDP-së, ka thënë ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble.