Gjermania hap shumë vende pune

Gjermania hap shumë vende pune

Në tre muajt e parë të vitit 2017 punëdhënësit kërkojnë 1.064 milionë punëtorë, që është 9.000 më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2016, e cila deri më tani ka mbajtur rekordin, raporton AFP

Sipas raportit të publikuar nga Instituti për Hulumtime të Punësimit (IAB), Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë vende të lira pune sesa tani. Ky institut bazon vlerësimin e tij në përgjigjet nga 8 mijë punëdhënësit nga të gjithë sektorët ekonomik.

Rreth 77 për qind e të gjitha vendeve të lira janë në Gjermaninë Perëndimore.

64 për qind e këtyre vendeve të punës kërkojnë punonjës të mundshëm vetëm duke përfunduar një punë, ndërsa vetëm 16 për qind kërkojnë punëtorë me arsim të lartë.

Të tjerët, 20 për qind e punëtorëve nuk presin ndonjë arsimim special.

Aktualisht kompanitë e vogla dhe të mesme janë duke kërkuar personel specialist me zanat, tha studiuesi IAB, Alexander Kubis.

IAB parashikon gjithashtu një rekord të lartë gjatë majit në Gjermani, gati 45 milionë euro, një rritje prej 670 mijë në krahasim me vitin e kaluar.

Për më shumë informacione klikoni në linqet më poshtë:

http://www.iab.de/en/iab-aktuell.aspx

https://inomics.com/institute-employment-research-iab