Gjermania e kalon lehtë Azerbajxhanin

Gjermania e kalon lehtë Azerbajxhanin

Gjermania është treguar e fortë për Azerbajxhanin, duke e mposhtur 4:1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Tofiq Bakhramov”.

Dy gola Andre Schuerrle, Thomas Mueller e Mario Gomez shënuan për Gjermaninë, derisa golin e nderit për Azerbajxhanin e shënoi Dimitrij Nazarov.

Pas kësaj fitore, Gjermania ka grumbulluar 15 [pikë dhe është lider në Grupin C.