Gjermania dhe Franca i kanë dhënë mbështetje vendimit të Përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë për pezullimin e mbështetjes financiare prej 7,8 milionë euro për Mitrovicën e Veriut.
Këto mjete ishin ndarë më herët për projektin e ndërtimit të qendrës kulturore dhe projektin e ndërtesës së re të universitetit.
Në një deklaratë për media dërguar nga ambasadat e këtyre dy vendeve, thuhet se shfrytëzimi i fondeve të BE-së të siguruara për të mirën e popullatës lokale duhet të jetë transparent dhe të mbikëqyrura, “duke përmbushur gjithashtu edhe kushtet e përcaktuara në kontratën ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës së BE-së.”
Projektet parashihnin ndërtimin e një qendre kulturore dhe të një ndërtese të re universitare në Mitrovicën e veriut.
“Për fat të keq, autoritetet vendore dështuan t’i largojnë ndërtesat e paligjshme ekzistuese dhe të krijojnë çasje në të gjitha punishtet”, thuhet në një njoftim të Zyrës se BE-së./Insajderi.com