Gjermania apel xhamive ta luftojnë ekstremizmin

Gjermania apel xhamive ta luftojnë ekstremizmin

Komisionari gjerman për imigracion, refugjatë dhe integrim u ka bërë thirrje xhamive në tërë vendin të jenë më aktive kur bëhet fjalë për parandalimin e ekstremizmit në mesin e të rinjve.

Aydan Ozoguz, gjatë një interviste për të përditshmen, “Heilbronner Stimme” ka thënë se “ne duhet t’i mbajmë xhamitë më shumë përgjegjëse kur bëhet fjalë për parandalimin (e ekstremizmit) në mesin e adoleshentëve”.

Thirrja e Ozoguz kundër ekstremizmit islam është bërë pas katër sulmeve që e kanë tronditur jo vetëm Gjermaninë, raporton rel.

Dy prej tyre janë marrë përsipër nga grupi militant, Shteti Islamik. Sulmuesit kanë qenë azilkërkues që nuk janë rritur në Gjermani.

Mbrëmjen e së mërkurës, policia ka bastisur një xhami që besohet se është “zonë e nxehtë” e ekstremistëve myslimanë në qytetin e Hildesheimit.

Bastisja megjithatë raportohet se nuk kishte lidhje me sulmet e fundit.