Gjermani: Arrestohet personi nga Shqipëria dyshohet se e shtyu gruan nga dritarja

Gjermani: Arrestohet personi nga Shqipëria dyshohet se e shtyu gruan nga dritarja

Në Dyseldorf tw Gjermanisë të hënën një femër 24 vjeçare rumune është rrëzuar nga dritarja, nga kati i dytë ( lartësia prej 7 metrash) ndërsa dyshohet se e ka shtyrë partneri i saj, një shqiptar 39 vjeçar.

Me këtë rast gruaja ka pësuar lëndime të rënda por falë ndërhyrjes së mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan pr-online.de.

Personi që ndodhej në banesë me të është arrestuar të martën nga policia, pa bërë rezistencë, transmeton albinfo.

Motivet dhe rrethanat e aktit janë ende të paqarta. Policia dhe prokuroria janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me dyshimin për tentim vrasjeje.

Por, viktima, pas operacionit u ka deklaruar mjekëve se ka qenë partneri i saj ai që e ka shtyrë. Me rastin e kontrollimit të banesës, në të cilën nuk janë të regjistruar si banorë të ligjshëm asnjëri, policët kanë gjetur drogë.

I dyshuari për tentimvrasje, deri tash nuk është deklaruar rreth aktit.