Gjermanët alarmohen rreth ardhjes së huliganëve serbë

Gjermanët alarmohen rreth ardhjes së huliganëve serbë

Rreth 5 mijë serbë kanë paralajmëruar se do të vijnë, rreth gjysma e tyre pa bileta, duke përfshirë këtu edhe 500 huliganë me në krye Ivan Bogdanov.

Të enjten do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kolnit dhe Yllit të Kuq (Cërvena Zvezda), derisa policia gjermane ka filluar me përgatitjet që tani.

Policia gjermane është duke llogaritur më të keqen. Sipas ‘Bild’, 2300 zyrtarë do të mundohen që të parandalojnë trazirat në mes dy tifozerive, përcjell albinfo.ch.

Rreth 5 mijë serbë kanë paralajmëruar se do të vijnë, rreth gjysma e tyre pa bileta, duke përfshirë këtu edhe 500 huliganë me në krye Ivan Bogdanov, i cili ka qenë i arrestuar më parë.

Bogdanov kishte djegur flamurin shqiptar në ndeshjen Itali-Serbi, dhe më pas ishte kishte shkaktuar probleme edhe në sfidën Serbi-Shqipëri.

Sipas ‘Bild’ 500 tifozë problematikë do të vijnë në qytetin e Kolnit. Edhe tifozët serbë duan të marshojnë në qytet, ashtu siç bën tifozët e Kolnit para dy javësh në Londër.