Gjergjaj gjunjëzohet – humb me nokaut ndaj boksierit irlandez

Gjergjaj gjunjëzohet – humb me nokaut ndaj boksierit irlandez

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj ka humbur meçin ndaj irlandezit Sean Turner, pasi u nokautua në raundin e tetë të meçit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të për mbështetjen që i kanë dhënë në meçin e mbrëmshëm që u zhvillua në Bazel.

“Të dashur miq, kam humbur luftën time të 32-të. Sean ishte boksieri më i mirë mbrëmë. Faleminderit për mbështetjen tuaj në të gjitha përpjekjet e mia. Një falënderim i madh shkon te gruaja ime, Marta, e cila ishte atje për mua. Falë familjes sime, ‘Team Cobra’, anëtarët e Boxfit Arnold, të gjithë sponsorët dhe miqtë që më mbështetën”, ka shkruar ai.