Gjergj Dedaj parkon veturën zyrtare në zebra, shkon për të pirë kafe

Gjergj Dedaj parkon veturën zyrtare në zebra, shkon për të pirë kafe

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj e ka parkuar veturën zyrtare në një vend të papërshtatshëm të enjtën në rrugën Nënë Tereza në Gjakovë, teksa e ka kaluar kohën në një kafiteri në qytetin e tij të lindjes.

Fotografitë e siguruara nga Insajderi tregojnë se vetura e zv/ministrit “të përhershëm” të Qeverisë së Kosovës është vetuar në një vendparkim ku e ka zënë edhe hapësirën e planifikuar për lëvizjen e këmbësorëve.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Gjergj Dedaj shkel rregullat në komunikacion dhe parkon veturën në vende të papërshtatshme.

Në shkurtin e vitit të kaluar, kur shërbente si zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Dedaj e kishte parkuar veturën zyrtare në trotuarin e rrugës “Garibaldi”, në Prishtinë dhe kishte detyruar kalimtarët që të kalonin përmes shiritit rrugor për ta kaluar atë pjesë të bllokuar të trotuarit.

deda4