“Gjërat prej kohësh nuk po shkojnë ashtu siç ka dëshirë Prishtina”

“Gjërat prej kohësh nuk po shkojnë ashtu siç ka dëshirë Prishtina”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ka kohë që gjërat nuk i kanë shkuar mirë zyrtarëve kosovarë në raport me qeverinë e Serbisë.

Gjuriq, në një intervistë për gazetën serbe Blic, ka pohuar se në Prishtinë kanë arsye të jenë nervozë dhe madje kjo është e kuptueshme, sepse ka kaluar një kohë e gjatë që punët nuk po i shkojnë mirë elitës politike në Kosovë.

Prandaj, ka thënë Gjuriq, kanë ndodhur disa gjërat që për vite të tëra nuk kishin ndodhur në Kosovë, duke aluduar në problemet e serbëve të Kosovës.